Në Sofje të Bullgarisë, prej sot, për tri ditë rresht do të mblidhet Asambleja Parlamentare e NATO-s, ku në agjendën e saj është edhe Kosova. Me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar.
Serbia, nxitëse e ndryshimit të kufijve, Shehu: “Divorci paqësor” i Republika Srbska, mësim për Kosovën dhe të gjithë!
Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, në Sofje të Bullgarisë, ka nisur punimet komisioni për mbrojtje dhe siguri.
Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës është i pranishëm në këtë komision por gjatë ditës do të ketë edhe komisione të tjera ku do të prezantohen draft raporte edhe për Kosovën.
Zyrtarisht Asambleja e Përgjithshme të NATO-s ka nisur punimet me komisionet. Gjatë ditës do te zhvillohen tre prej tyre.
Ndryshe, me këtë rast, Kuvendi i Kosovës synon ta avancojë statusin e tij nga anëtar vëzhgues në anëtar të asocuar. Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës, raporton RTKlive.
Sot, më 25 maj, në Sofje do të zhvillohen punimet e tre komisioneve parlamentare të AP të NATO-s për Mbrojtje dhe Siguri, për Ekonomi dhe siguri dhe atij për shkence dhe teknologji.
Delegacioni i Kuvendit te RKS-se do t’i ndjekin punimet e komisionit për mbrojtje dhe siguri ku ndër të tjera do të diskutohen edhe tri draft raporte:
Nis punimet Asambleja Parlamentare e NATO në Sofje, Kosova në
- Qëndrimi në zhvillim i mbrojtjes ajrore dhe raketave të NATO-s nga Utku CAKIROZER (Turkiye),
- Lufta e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve për Ukrainën nga Rick LARSEN (Shtetet e Bashkuara),
- Ballkani Perëndimor: Sfida të Përtëritura të Sigurisë në pragun e NATO-s nga Lord Mark LANCASTER (Mbretëria e Bashkuar).
Në njoftimin e Asamblesë thuhet se deputetët e saj, mes tjerash, do të vendosin për kërkesat e Maltës dhe Kuvendit të Kosovës.
Sfidat e vazhdueshme në Ballkanin Perëndimor, strategjitë për mbështetjen e partnerëve në rrezik dhe rritja e angazhimit me Jugun Global do të trajtohen po ashtu në këtë takim.
Udhëheqësi i delegacionit, Driton Hyseni për RTK- në, ka theksuar se orvatjet e Serbisë për ta penguar Kosovën po vazhdojnë edhe në këtë proces.
“Si rrjedhojë e vendimit të komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar me 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja e tillë është në agjendën e punimeve të asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s më 27 maj (asambleja ka 274 deputetë në total, nga 32 vendet anëtare të NATO-s). Presim epilog pozitiv dhe zyrtarizim të plotë të statusit të ri të delegacionit nga Kosova, si Anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, ka deklaruar Hyseni.