Një 44-vjeçare shqiptare ka përjetuar një tmerr, pasi është sulmuar nga dhjetë qen njëherësh. Bëhet me dieje se shqiptarja jeton në Filiro të Selanikut aty ku dhe u sulmua nga disa qen të cilët e kafshuar në të gjithë trupin. Tmerri u dëshmua nga vetë ajo e cila u sulmua dhunshëm nga dhjetë pitbull në Filiro të Selanikut.
“Sulmi i qenve ishte sikur të isha ushqimi i tyre”, i tha gruaja policisë.
Shqiptarja 44-vjeçare natën e të mërkurës së kaluar (12/6) teksa ndodhej në parkingun e jashtëm të një dyqani në zonën e Filyros, që ndodhet përballë Liceut të zonës, papritur është gjetur e rrethuar nga një tufë me dhjetë qen të mëdhenj që e sulmuan duke e kafshuar në të gjithë trupin. Sipas informacioneve, gruaja fatkeqe ka arritur të shpëtojë me dhjetëra plagë në trup nga kafshimet e forta që mori por që fatmirësisht shpëtoi. 44-vjeçarja është transportuar me autoambulancën e EKAV-it në spitalin “Ippokrateio” ku i është dhënë ndihma e parë ndërsa është vlerësuar shtrimi në spital por që ishte jashtë rrezikut për jetën.
Nënkryetari përgjegjës i komunës Pylaia Hortiatis u arrestua dhe u lirua. Për këtë rast është ngritur akuza ndaj nënkryetarit përgjegjës të komunës Pylaia Hortiatis. Ai është përgjegjës për menaxhimin e kafshëve endacake dhe është vënë në dispozicion të autoriteteve. Sapo është vënë në dijeni për ngjarjen ka kontaktuar komisariatin e zonës së tij. Me urdhër të prokurorit është urdhëruar lirimi i tij deri në përfundimin e hetimeve paraprake.