Netanyahu: Regjimi iranian mund të rrëzohet vetëm me një gr*sht shteti nga brenda

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pranuar se regjimi iranian mund të përmbyset vetëm me një grusht shteti nga brenda vendit dhe se nëse do të ishte e mundur që Izraeli ta bënte këtë, atëherë do të vazhdonte operacionet. Netanyahu deklaroi në një mbledhje të kabinetit të mërkurën se Izraeli e konsideronte të rëndësishme të minonin regjimin iranian në kohën që kishin në dispozicion dhe nëse do të kishte vlerësime se kjo ishte e mundur, do ta vazhdonin.

Megjithatë, ai tha se një grusht shteti i tillë duhet të vijë nga brenda Iranit. Sipas tij regjimi ka frikë nga izraelitët dhe amerikanët, por mbi të gjitha ka frikë nga populli i vet.

“Ne duhet të sigurohemi që regjimi në Teheran të mos kthehet tek ne,” tha ai.

Netanyahu tha se Izraeli kishte arritur një fitore të madhe në fushatën e tij kundër Iranit, pasi kanë hequr dy kërcënime të menjëhershme ekzistenciale për vetë ekzistencën e vendit. Kryeministri izraelit vuri në dukje se gjatë vizitës së tij në shkurt në Shtëpinë e Bardhë, paraqitën plane për një sulm ndaj Iranit.


Shtuar 25.06.2025 17:20