Nesër varroset Navalny por nuk ka makinë për trupin, agjencitë funerale janë kërcënuar

Edhe pse nuk kanë mbetur shumë orë deri në funeralin e Alexei Navalny, ekipi i tij ka thënë se ata vazhdojnë të përballen me vështirësi në organizimin e ceremonisë së lamtumirës.

Zëdhënësja e tij Kira Yarmysh tha se ata nuk kishin mundur të gjenin një makinë funerali për ta çuar trupin në kishë.

“Njerëz të panjohur po telefonojnë agjenci funerale dhe i kërcënojnë që mos pranojnë të marrin trupin e Alexeit,” tha zonja Yarmysh.

Varrimi është planifikuar të bëhet të premten në Maryino, në periferi të Moskës.

Shërbimi i varrimit do të transmetohet gjithashtu në internet në kanalin e Navalny në YouTube.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik.

Është e paqartë se sa njerëz do të marrin pjesë në funeralin në Moskë të premten.

Fëmijët e Navalny, Daria, 23 vjeç dhe Zakhar, 15 vjeç, jetojnë jashtë vendit.

E veja e tij, Yulia, aktualisht mendohet se nuk jeton në Rusi, por mund të rrezikohet të arrestohet nëse kthehet për shkak të punës së saj me ekipin e Navalny dhe deklaratave të saj të fundit publike në të cilat ajo fajësonte presidentin rus Vladimir Putin për vdekjen e burrit të saj.
Yulia tha në një fjalim të mërkurën se nuk e dinte nëse funerali do të ishte paqësor apo nëse policia do të arrestonte ata që erdhën për të thënë lamtumirë.


Shtuar 29.02.2024 22:53