“Nëse na sulmoni, do shihni fytyrat tona”, fjalimi emocionues i Presidentit ukrainas: Telefonova Putin, rezultati ishte heshtja

Ndërsa Rusia përgatitej të sulmonte Ukrainën, Presidenti Volodymyr Zelenskyy i bëri një fjalim emocional kombit të tij.

Kjo është ajo që ai tha:

“Sot iniciova një telefonatë me presidentin e Federatës Ruse. Rezultati ishte heshtja. Edhe pse heshtja duhet të jetë në Donbas. Kjo është arsyeja pse unë dua t’i drejtohem sot popullit të Rusisë. Unë ju drejtohem jo si president, po ju drejtohem si qytetar i Ukrainës.

Më shumë se 2000 km të kufirit të përbashkët po na ndajnë. Përgjatë këtij kufiri janë vendosur trupat tuaja, gati 200,000 ushtarë, mijëra automjete ushtarake. Udhëheqësit tuaj i miratuan që të bëjnë një hap përpara, në territorin e një vendi tjetër. Dhe ky hap mund të jetë fillimi i një lufte të madhe në kontinentin evropian.

Ne e dimë me siguri se nuk kemi nevojë për luftë. Jo një luftë e ftohtë, jo një luftë e nxehtë. Jo një hibrid. Por nëse do të sulmohemi nga trupat [armike], nëse ata përpiqen të na heqin vendin tonë, lirinë tonë, jetën tonë, jetën e fëmijëve tanë, ne do të mbrohemi. Jo të sulmojmë, por të mbrohemi. Dhe kur do të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën, por fytyrat tona.

Lufta është një fatkeqësi e madhe dhe kjo fatkeqësi ka një çmim të lartë. Me çdo kuptim të kësaj fjale. Njerëzit humbasin paratë, reputacionin, cilësinë e jetës, humbin lirinë. Por gjëja kryesore është që njerëzit humbasin të dashurit e tyre, ata humbasin veten.

Ata ju thanë se Ukraina është një kërcënim për Rusinë. Nuk ishte kështu në të kaluarën, as në të tashmen, nuk do të jetë në të ardhmen. Ju kërkoni garanci sigurie nga NATO, por ne kërkojmë edhe garanci sigurie. Siguria për Ukrainën nga ju, nga Rusia dhe garanci të tjera të memorandumit të Budapestit.

Por qëllimi ynë kryesor është paqja në Ukrainë dhe siguria e popullit tonë, ukrainasve. Për këtë, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me këdo, duke përfshirë edhe ju, në çdo format, në çdo platformë. Lufta do t’i heqë garancitë [siguritë] nga të gjithë – askush nuk do të ketë më garanci për sigurinë. Kush do të vuajë më shumë prej saj? Njerezit. Kush nuk e dëshiron më shumë? Njerezit! Kush mund ta ndalojë? Njerezit. Por a ka ata njerëz mes jush? Jam i sigurt.

E di që ata [shteti rus] nuk do ta shfaqin fjalimin tim në TV rus, por populli rus duhet ta shohë atë. Ata duhet të dinë të vërtetën, dhe e vërteta është se është koha për të ndaluar tani, para se të jetë tepër vonë. Dhe nëse udhëheqësit rusë nuk duan të ulen me ne pas tavolinës për hir të paqes, ndoshta ata do të ulen pas tryezës me ju. A e duan rusët luftën? Unë do të doja të di përgjigjen. Por përgjigja varet vetëm nga ju, qytetarë të Federatës Ruse.


Shtuar 24.02.2022 12:42