Në zonën ku ka shumë shqiptarë, sizmologu grek bën paralajmërimin për një tërmet të fortë: Mbi 6 rihter

Më shumë se 3,000 tërmete janë regjistruar që nga korriku në Thebë, me sizmologët që ekzaminojnë të gjitha të dhënat nga zona çdo ditë.

Sizmologët janë në gjendje alarmi nga të dhënat ku tërmeti i fundit me magnitudë 4.3 ballë i 10 prillit, ndodhi 24 orë pas tërmetit 3.9 ballë, ndërkohë që një tërmet i kësaj magnitudë ishte regjistruar edhe në 11 korrik. Kjo ka sjellë shqetësim të madh për banorët të cilëve u lëvizi toka nën këmbë por edhe për zhurmën e frikshme që shoqëron disa nga lëkundjet.

Drejtori i Kërkimeve Sizmologjike në Institutin Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës, Gerasimos Papadopoulos , duke studiuar morinë e të dhënave që vijnë nga sizmiciteti në Tebë , shpjegon treguesi që zbulojnë karakteristikat e një tërmeti që mund të ndodhë.

“Probabiliteti është domethënës”, siç shprehet ai, “për një tërmet më të fortë në rajon, analog me 6.2 Rihter që kishte goditur Tebin në 1892 , pas një aktiviteti të ngjashëm paratërmetesh prej 17 muajsh.” shprehet Papadopoulos.

“Lëkundjet në Tebë janë vazhdimësi e thyerjeve në Gjirin e Korinthit. Kemi publikuar një studim për pasgoditjet e lëkundjeve të forta në Korintik, sipas të cilit, në 12 nga 17 rastet, kemi pasur një sekuencë paratërmete. Një përqindje prej 83%. Nëse e kemi parasysh këtë, atëherë, duke parë në Tebë që ka karakteristika të tërmeteve, shohim se ka një mundësi të konsiderueshme për një tërmet më të fortë në rajon”, vëren profesori, duke cituar si tipare kryesore të tërmeteve përshpejtimin e sizmicitetit.

Ai shton se numri relativ i lartë i tërmeteve të mëdha në sizmologji shprehet me parametrin b: ” Në rastet e paratërmeteve b tregon rënie të ndjeshme, në raport me vlerën e periudhës së mëparshme. Këtu kemi një parametër që 20 ditët e fundit tregojnë një rënie të ndjeshme, nga 1 në 0.80. Dhe kjo përforcon pikëpamjen se ne jemi ndoshta në një fazë para tërmetit të fortë”.

Duke vëzhguar epiqendrat e tërmeteve në zonë, ai pozicionohet edhe për sa i përket magnitudës së një tërmeti të mundshëm më të fortë. Tërmetet më të shquara në Tebë ( 3 Rihter e lart) nga vera e deri tani, zënë një zonë prej 15-20 kilometrash, të renditur në një vijë nga lindja në perëndim. Nëse kjo korrespondon me një thyerje, atëherë kjo gjatësi e thyerjes korrespondon me një tërmet me magnitudë 6 “./abcnews.al


Shtuar 13.04.2022 09:53