Ndërron jetë 2 vjeçari në Francë, pasi hëngri një kokërr rrush

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush.

Siç raporton The Independent, djali i cili do ta festonte ditëlindjen e tretë më 15 prill, ndërroi jetë të hënën në mbrëmje pasi pësoi një arrest kardio-respirator ndërsa u mbyt me rrushin në Suresnes.

Prindërit thirrën shërbimet e urgjencës për të raportuar se fëmijë i tyre kishte gëlltitur rrushin, por kur mbërritën, e gjetën djalin në arrest kardiorespirator.

Përpjekjet për të ringjallur djalin nga shërbimet e urgjencës zgjatën më shumë se një orë, përpara se ai të vdiste rreth orës 21:30 në shtëpinë e prindërve të tij.


Shtuar 10.04.2025 18:38

Tags: ,