Ndërhyrja famëkeqe e lojtarit të Kroacisë ndaj futbollistit të Serbisë, Simunic: Do e bëja edhe sot! (VIDEO)

Një nga ndërhyrjet më të këqija në historinë e futbollit dhe që do të ngelet gjatë në mëndjen ë sport-ndjekësve është ajo e vitit 2014, Serbi-Kroaci. Ishte minuta e 80 e takimit dhe ndeshja gjendej në shifrat 1-1. Miralem Sulejmani kishte një mundësi të artë kundërsulmi për të kapur rivalët në befasi.

Teksa Sulejmani “ndezi turbon” për t’u mos ndalur nga askush dhe me portierin e Kroacisë që ishte shpresa e vetme, Simunic mendoi për një zgjidhje “të pistë”, por që evitonte më të keqen. Futbollisti kroat nuk e mendoi dy herë për të goditur kundërshtarin e tij pa pasur kurrëfarë interesi për topin.

E teksa i është kthyer po prapë te ky rast, Simunic ka thënë: “Më duhej që ta merrja atë karton të kuq. Do ta bëja sërish nesër nëse do të ishte e nevojshme. Më erdhi keq për Sulejmanin dhe nuk doja ta dëmtoja. Por ishte një nga vendimet më të lehta që kam marrë. Ajo që duhet mbyllur nuk është kurrë e vështirë”, tha Simunic./albeu.com


Shtuar 22.08.2021 14:54