“Ishe unik, ta kam dhënë një premtim dhe do ta mbaj”, Donnarumma i jep lamtumirën Raiolës (FOTO LAJM)

Ish-Portieri i Milan, Gianluigi Donnarumma, ishte një prej lojtarëve që ishte nën menaxhimin e Miro Raiolës, i cili humbi jetën dy ditë më parë pas një sëmundje të rëndë.

Italiani ndërroi jetë së fundmi në moshën 54 vjeçare, ndërsa njihet si njëri prej menaxherëve më të suksesshëm në histori të futbollit.

E portieri i PSG-së i ka shfrytëzuar rrjetet sociale për t’ia dhënë lamtumirën e fundit tashmë ish-menaxherit të tij.

“Jam aq i trishtuar sa që nuk mund ta përshkruaj me fjalë, nuk e di nëse mund t’i them të gjitha ato që dua. Mino, ishe unik për mua, të falënderoj që ishe përkrah meje kur isha djalë i ri e deri sot. E di se nga atje ku ja, do të qëndrosh gjithmonë duke më ndjekur dhe duke më këshilluar, siç ke bërë gjithmonë. Ta kam bërë një premtim kohë më parë, ti e di se do ta mbaj. Ta dua të mirën. Më mungon qysh tash”, ka shkruar ish-portieri i Milanit.

Mino Raiola i kishte nën menaxhim edhe yjet tjerë të futbollit botëror si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Erling Haaland, Marco Verratti etj./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluigi Donnarumma (@gigiodonna99)