“Mos jini të papërgjegjshëm” Pas kërcënimeve bërthamore Parisi kthehet kundër Putinit

Ministri francez i Forcave të Armatosura Sebastien Lecornou i bëri thirrje Vladimir Putinit “të mos jetë i papërgjegjshëm” pasi presidenti rus iu referua kërcënimit bërthamor në fjalimin e tij vjetor drejtuar kombit.

“Dëgjova me vëmendje atë që tha presidenti i Federatës Ruse këtë mëngjes. Kur përfaqësoni një fuqi të armatosur bërthamore, nuk keni të drejtë të jeni të papërgjegjshëm dhe të miratoni përshkallëzimin”, u tha Lecornou gazetarëve pasi vizitoi kompaninë e dronëve Delair pranë Toulouse.

Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin për rrezikun e një “kërcënimi real” të luftës bërthamore nëse konflikti në Ukrainë përshkallëzohet dhe dërgohen trupa perëndimore, dy ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se nuk po e përjashtonte këtë mundësi.

Presidenti rus “foli edhe për kërcënimet që vijnë nga Perëndimi.”

“Nuk ka kërcënime me të cilat përballet Federata Ruse”, vazhdoi Lecornou.

“Kërcënimi rus është më i fortë sot se dy vjet më pare, klima po forcohet ndjeshëm,” theksoi ai.


Shtuar 29.02.2024 23:22

Tags: , ,