Modelja Chrissy rrëfen dhimbjen, ndan momentet e trishta nga humbja djalit 1 vit më parë (FOTO LAJM)

Modelja me famë botërore, Chrissy Teigen, ka ndarë disa momente të trishta me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ka folur rreth humbjes së djalit të saj që prisnin të hapte sytë në këtë botë.

Chrissy Teigen dhe John Lergend humbën fëmijën e tyre të tretë që prisnin të vinte në jetë së shpejti. Modelja e njohur pësoi hemorragji gjatë lindjes dhe për këtë arsye ajo nuk mundi të linte djalin, të cilin kishin vendosur ta quanin Jack. Asokohë ishte vetë Chrissy që e dha lajmin e hidhur, duke publikuar disa foto të trishta me të voglin në krahë.

Sot bëhet 1 vit nga humbja e djalit të tyre dhe Chrissy ka ndarë një shkrim në Instagram:

“Dedikuar djalit që gati e kishim. Një vit më parë më dhurove dhimbjen më të madhe që mund të imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja çdo gjë, edhe nëse nuk do ta doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe shkove për të më bërë të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupat tanë janë të çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por, kjo nuk ka filluar akoma. Mami dhe babi te duan pergjithmonë”,  ka shkruar modelja në Instagram.

Ajo bashkë me John folën në një intervistë për dhimbjen e tyre.

“Nuk ma marrte mendja që do ta përjetonim këtë lloj dhimbjeje dhe të flisnim për të, por e bëmë dhe kjo nënkupton shumë për shumë njerëz. Ishte eksperiencë e fuqishme që më bëri të mësoj shumë gjëra të reja. Jam thjesht krenar që bashkëshortja ime pati kurajon e mjaftueshme për ta bërë. Thjesht di që e dua atë më shumë se çdo herë tjetër. Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe thjesht ajo është bërë më e fortë dhe e di mirë që kjo nuk ndodh kur gjithmonë kur njërëzit kalojnë një tragjedi”, tregoi John./albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen)


Shtuar 29.09.2021 12:20