Ministrja e Jashtme gjermane: Lufta mund të vazhdojë deri në 2023, nuk e dimë nëse Ukraina do të fitojë

“Ne nuk e dimë nëse Ukraina do ta fitojë luftën. Realiteti është i ashpër,” tha në një deklaratë, Ministrja e Jashtme gjermane, Analena Burbock, duke premtuar në të njëjtën kohë se Gjermania dhe partnerët e saj do të bëjnë gjithçka që Ukraina të fitojë.

Ministrja paralajmëroi gjithashtu se lufta mund të zgjasë deri në vitin 2023.

Të lidhura

None found

“Ukraina ka gjashtë muaj që lufton për lirinë e saj dhe për paqen, por gjithashtu po lufton për rendin europian të paqes. Dita e Pavarësisë së Ukrainës duhet të shërbejë si një thirrje për t’u zgjuar për të rishikuar se si mund të mbështesin vendin edhe më shumë”, tha Burbock.

Ministrja e Jashtme tha gjithashtu se askush nuk është në gjendje të parashikojë se sa do të zgjasë lufta, e cila sipas saj mund të vazhdojë vitin e ardhshëm.

“Fatmirësisht plani i çmendur i Vladimir Putin deri më tani ka dështuar. Ai synonte të pushtonte Ukrainën brenda pak ditësh dhe të rrëzonte qeverinë e Zelenskyt”, theksoi Burbok dhe theksoi se është gabim të bisedosh me qeverinë ruse për t’i dhënë fund luftës, ndërsa pohoi se deri më 24 shkurt gjithçka ishte e pershtatshme që lufta të parandalohej me mjete diplomatike.

“Presidenti Putin ka vendosur të shkatërrojë bisedimet e paqes dhe ka shkatërruar një vend të pafajshëm për gjashtë muaj,” tha ajo.

Me rastin e festës kombëtare të Ukrainës ditën e djeshmë, u mbajtën demonstrata në mbështetje të Ukrainës në Berlin dhe qytete të tjera të mëdha gjermane./abcnews.al