Pas fitores së bashkëshortit të saj Donald Trump, ka reaguar Zonja e parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,
Ajo tha se shumica e amerikanëve, ua besuan atyre këtë përgjegjësi të rëndësishme.
“Ne do të mbrojmë zemrën e Republikës sonë, lirinë. Pres që qytetarët e vendit tonë t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për hir të lirisë individuale, prosperitetit ekonomik dhe sigurisë”, ka shkruar Melania Trump në platformën X.
Ajo shtoi se beson se energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të bashkojnë mendjet më të mira për të avancuar kombin amerikan.