Udhëheqësi sirian, Ahmed al- Sharaa, ka bërë thirrje për paqe të dielën pasi qindra njerëz janë vrarë në zonat bregdetare, në dhunën më të madhe që nga rënia e Bashar al-Assadit.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Britani, ka bërë të ditur të shtunën se më shumë se 1,000 njerëz janë vrarë në dy ditët e luftimeve në rajonin bregdetar të Mesdheut, raporton Reuters.
“Ne duhet të ruajmë unitetin kombëtar dhe paqen e brendshme, ne mund të jetojmë së bashku”, ka thënë Sharaa, presidenti i përkohshëm, ndërsa vazhdonin përleshjet midis forcave të lidhura me sundimtarët e rinj islamikë dhe luftëtarëve nga sekti alavit i Asadit.
“Të jeni të sigurt për Sirinë, ky vend ka karakteristikat për mbijetesë. Ajo që po ndodh aktualisht në Siri është brenda sfidave të pritshme”, ka shtuar ai.