Në një kohë që javën e ardhshme më (5 qershor) pritet të vijë në Shqipëri, për të parë nga afër Shëngjinin dhe Gjadrin, aty ku kanë nisur punimet për kampin e emigrantëve, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka falënderuar homologun shqiptar Edi Rama për marrëveshjen e nënshkruar mes tyre.
Gjatë fjalës së saj sot në një takim elektoral, Meloni i tha mbështetësve të saj se kryeministri Edi Rama meritonte një përqafim, për ndihmën ndaj vendit të saj.
Të lidhura
None found
“Le t’i japim një përqafim kryeministrit socialist të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili u masakrua vetëm sepse ndihmoi Italinë”, ka thënë mes të tjerash Meloni.
Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve. Sipas marrëveshjes porti i zbarkimit do të jetë Shëngjini, ndërsa Gjadri do të jetë kampi ku do të ndërtohet vendqëndrimi i tyre. Kapaciteti maksimal i numrit që do të presë qendra në Shqipëri nuk mund të jetë më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj.
