Mali i Zi goditet nga tërmeti, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.4 të shkallës Rihter ka goditur Malin e zi mbrëmjen e sotme.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 12 kilometra nga Niksiqi, ndërsa thellësia fokale ka qenë 9 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit kanë shkaktuar panik te qytetarët, por fatmirësisht deri tani nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.


Shtuar 2.04.2024 21:17