Macron paralajmëron Trump për negociatat e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë: Duam paqe!

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerëson iniciativat e marra nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për paqen e lufës mes Ukrainës dhe Rusisë.

Ai është shprehur se duhet të jetë i kujdesshëm në këtë proçes, ndërsa shton se ardhja Trump në pushtet ndryshon faktet dhe se mund ta parandalojë vërtetë luftën.

Të lidhura

None found

“Ne duam paqe. Dhe unë mendoj se iniciativa e Presidentit Trump është shumë pozitive. Por mesazhi im për të është të jetë i kujdesshëm, sepse ne kemi nevojë për diçka thelbësore për Ukrainën. Mendoj se ardhja e Presidentit Trump ndryshon faktet. Dhe unë mendoj se ai mund të shprehë aftësinë parandaluese të SHBA-së në takimet dhe mirëkuptimet e reja që do të ketë me Rusinë’’, është shprehur ai.

Macron është takuar me Trump në Shtëpinë e Bardhë në përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ndërsa biseduan se SHBA dhe Franca duhet bashkëpunojnë së bashku për përcaktimin e garancive të qëndrueshme të sigurisë në të ardhmen.


Shtuar 25.02.2025 16:16

Tags: ,