LUFTA/ Mbi 700 të vrarë nga sulmet e Hamasit në Izrael

Autoritetet e Izraelit bajnë me dije se janë mbi 700 izraelitë të vrarë që nga sulmi i mëngjesit të ditës së shtunë nga forcat palestineze të Hamasit.

Ndërkohë që deri tani raportohen 2243 persoan të plagosur. mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shumë fëmijë. Kujtojmë që Izraeli u gjet në një sulm të papërgatitur nga forcat e Hamasit, të cilët arritën të hyjnë në territorin izraelit në rripin e Gazës.

Numërimi i fundit zyrtar i dhënë më herët pasdite nga qeveria izraelite fliste për më shumë se 600 të vdekur izraelitë.

Luftimet midis Hamasit dhe Izraelit përshkallëzohen ndërsa konflikti hyn në ditën e dytë.
Ndërkohë që raportohet se edhe nga ana e Palestinës ka më shumë se 400 të vrarë, të cilët u goditën nga raketat izraelite si shenjë hakmarrjeje.

“Ne jemi shumë më tepër se 600 që janë vrarë. Do të ketë shumë të tjera – disa, disa qindra të tjerë,” ka thënë Ministria e Marrëdhënies Strategjike të Netanyahut, Ron Dermer, rreth një orë më parë.

Ai shtoi, në fakt, se në mesin e “disa” të rrëmbyer nga Hamasi që po mbahen në Gaza janë edhe amerikanë. Megjithatë, ministri i Netanyahut refuzoi të jepte një pyetje të numrit të pengjeve amerikane.

Dermer foli për një “sulm të egër” nga Hamasi, duke qenë se mes pengjeve ka gra, fëmijë dhe të moshuar.


Shtuar 8.10.2023 20:09