Njerëz të famshëm të Hollivudit, përfshirë Cate Blanchett, Joaquin Phoenix, Ramy Youssef dhe Andrew Garfield, i shkruan një letër presidentit amerikan Joe Biden të premten, duke i kërkuar atij që të bëjë thirrje për një armëpushim në luftën e Izraelit me Hamasin.
Mes tyre ka qenë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.
Dhjetra emra të nivelit të lartë nga bota e artit i kërkuan Bidenit të punonte për të arritur një “de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe armëpushim në Gaza dhe Izrael përpara se të humbasë një jetë tjetër”.
“Ne i bëjmë thirrje administratës suaj dhe të gjithë liderëve botërorë, të nderojnë të gjitha jetët në Tokën e Shenjtë dhe të bëjnë thirrje dhe të lehtësojnë një armëpushim pa vonesë — fundin e bombardimeve të Gazës dhe lirimin e sigurt të pengjeve,” tha letër, e publikuar nga artists4ceasefire.org.
“Të shpëtosh jetë është një detyrim moral.”
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë tuaj dhe të gjithë liderëve botërorë që të nderojnë të gjitha jetët në Tokën e Shenjtë dhe të bëjnë thirrje për një armëpushimi pa vonesë – si dhe fundin e bombardimeve të Gazës dhe lirimin e sigurt të pengjeve. Ne refuzojmë t’u tregojmë brezave të ardhshëm historinë e heshtjes sonë, se ne qëndruam pranë dhe nuk bëmë asgjë. Siç tha kreu i operacioneve humanitare të OKB-së, Martin Griffiths, ‘historia po shikon’”, theksojnë ata duke shtuar se “ndihma humanitare duhet të lejohet të hyjë në Rripin e Gazës”
Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin pasi grupi islamik nisi një sulm shokues nga Rripi i Gazës më 7 tetor, duke vrarë të paktën 1,400 njerëz, kryesisht civilë, sipas zyrtarëve izraelitë.
Në përgjigje të sulmit të Hamasit, bombarduesit izraelitë kanë rrafshuar blloqe të tëra qytetesh në Gaza në përgatitje për një pushtim tokësor që ata thonë se do të vijë së shpejti. Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se më shumë se 4,000 palestinezë, kryesisht civilë, kanë vdekur në sulm.
Letra e së premtes, e cila u nënshkrua gjithashtu nga Jon Stewart, këngëtarja Dua Lipa, Susan Sarandon dhe Channing Tatum, vjen një javë pasi qindra figura të Hollivudit nënshkruan një letër të hapur duke dënuar “aktet barbare” të kryera nga luftëtarët e Hamasit.