Negociatat mbi një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh midis Izraelit dhe Hamasit pritet të rifillojnë në Kajro të dielën, raportoi të shtunën agjencia shtetërore egjiptiane Al-Qahera News.
“Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe vazhdojnë përpjekjet e tyre të përbashkëta për të arritur përparim në negociatat midis dy palëve,” sipas Al-Qahera News.
Në fillim të këtij muaji, bisedimet për lirimin e pengjeve dhe një pauzë humanitare u mbajtën në Katar. Të premten, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu autorizoi një delegacion negociator izraelit që të udhëtojë në Katar dhe Egjipt në ditët në vijim.