LONDËR/ Përplasen dy avionë pasagjerësh në aeroportin Heathrow

Dy avionë pasagjerësh janë përplasur në një pistë në aeroportin Heathrow në Londër të shtunën.

Sipas mediave britanike, një rimorkiator po lëvizte një avion të Virgin Atlantic, kur krahu i tij u përplas me një avion të British Airways.

Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendin e aksidentit dhe sipas Virgin Atlantic askush nuk ishte në bord në atë moment.

“Siguria e klientëve dhe ekuipazhit tonë është gjithmonë prioriteti ynë i parë. Ne mund të konfirmojmë se askush nuk ishte në bordin e avionit të Virgin Atlantic në kohën e incidentit”, tha një zëdhënës i linjës ajrore.

Ai shtoi se një hetim i plotë është nisur nga inxhinierët që po kryejnë kontrolle në aeroplanin, i cili aktualisht është jashtë shërbimit.


Shtuar 6.04.2024 16:00