Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën për Gjenocidin në Srebrenicë me 84 vota pro, 19 kundër dhe 68 abstenime.
Një numër i madh vendesh nuk morën pjesë në votim dhe për këtë arsye mbështetja e 84 vendeve ishte e mjaftueshme.
Vendet që votuan pro:
Shqipëria, Andorra, Australia, Austria, Belgjika, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Brunei, Bullgaria, Kepi i Gjelbër, Kanadaja, Çadi, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Kroacia, Republika Çeke, Danimarka, Xhibuti, Ekuadori, Egjipti, El Salvadori, Estonia, Fixhi, Finlanda, Franca, Gambia, Gjermania, Guinea-Bissau, Guajana, Irlanda, Indonezia, Iraku, Irani, Irlanda, Italia, Jordania, Japonia, Kuvajti, Letonia, Libia, Lihtenshtajni, Lituania, Luksemburgu, Malavi, Malajzia, Malta, Mauritania, Mikronezia, Myanmari, Mali i Zi, Holanda, Zelanda e Re, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Pakistani, Palau, Polonia, Portugalia, Katari, Koreja e Jugut, Rumania, Ruanda, San Marino, Moldavia, Arabia Saudite, Senegali, Sierra Leone, Singapori, Sllovenia, Afrika e Jugut, Spanja, Suedia, Zvicra, Tunizia, Turqia, Ukraina, Britania e Madhe, Uruguai, Jemeni, Zambia, Shtetet e Bashkuara dhe Tanzania.
Ndërkohë që 19 shtete votuan kundër dhe 68 abstenuan.
I vemti shtet i Bashkimit Europian që votoi kundër rezolutës ishte Hungaria.
Kujtojmë që Srebrenicë, pjesa lindore e Bosnje e Hercegovinës, forcat serbe vranë mbi 8.000 burra dhe djem boshnjakë në korrik të vitit 1995.
Krimi u njoh si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, në vitin 2007./albeu.com