Sergei Lavrov thuhet se është dërguar në spital pasi mbërriti në samitin në Bali, sipas zyrtarëve indonezianë. Sipas dy burimeve, Lavrov po merr trajtimin në spital për sëmundje të zemrës, shkruan skynews.
Ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, sipas tre zyrtarëve të qeverisë. Menjëherë pas publikimit të lajmit, ministria e jashtme e Rusisë tha se raportet ishin “lajme të rreme”.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova ishte ajo që ka hedhur poshtë pretendimin se Sergej Lavrov ishte shtruar në spital në Bali. “Kjo, sigurisht, është kulmi i gënjeshtrave”, tha ajo.
Lavrov është zyrtari më i lartë rus në samitin e G20, pasi presidenti Vladimir Putin refuzoi të merrte pjesë.