Sulmet amerikane ndaj objektivave iraniane hyjnë në natën e pestë, shpërthime raportohen në jug të Iranit

Qytetet Ahvaz dhe Bushehr, në jug të Iranit, janë përfshirë nga raportime për shpërthime, në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë vijuar për të pestën natë me radhë goditjet kundër objektivave iraniane.

Të lidhura

None found

Agjencia iraniane Mehr, duke iu referuar zëvendësguvernatorit të provincës Khuzestan, bëri të ditur se në Ahvaz janë dëgjuar shpërthime. Edhe agjencia shtetërore IRNA raportoi shpërthime në qytetin e Bushehrit.

Raportime të mëparshme të mediave iraniane flisnin gjithashtu për shpërthime në ishullin Qeshm, si dhe në Bandar Abbas e Chabahar.

Ndërkohë, Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM, njoftoi se vala e pestë e sulmeve ndaj Iranit ka nisur në orën 21:00. Sipas saj, operacioni synon dobësimin e mëtejshëm të kapaciteteve ushtarake të vendit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se komunikimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara vazhdon, ndërsa Teherani synon arritjen e një marrëveshjeje.

“Sulmet e ditëve të fundit kanë ardhur pasi Irani shkeli memorandumin e mirëkuptimit që kishim”, tha Levitt.

Ajo sqaroi se memorandumi i mirëkuptimit i nënshkruar parashikonte që autoritetet iraniane të mos qëllonin ndaj anijeve tregtare që kalonin përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Megjithatë, fatkeqësisht ata zgjodhën të merrnin këtë vendim tragjik”, deklaroi Levitt.

Sipas saj, Ngushtica e Hormuzit vijon të jetë e hapur për anijet që nuk udhëtojnë drejt porteve iraniane ose nisen prej tyre, ndërsa Marina Amerikane mbetet në zonë për të siguruar lundrimin.


Shtuar 16.07.2026 22:07

MatbetEsenyurt Escortmatbetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetjojobet girisİnstagram takipçi satın alcasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİnstagram takipçi satın alGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet girişgrandpashabet