Në total, Silvio Berlusconi ka pesë fëmijë nga të cilët kanë lindur 16 nipër e mbesa. Marina dhe Pier Silvio janë fëmijët e lindur nga bashkimi mes liderit të Forza Italia-s dhe Carla Elvira Lucia Dall’Oglio, ndërsa Barbara, Eleonora dhe Luigi më i vogli, janë fëmijët e Silvio Berlusconit dhe Veronica Larios.
Nëse marrim në konsideratë vetëm perimetrin e kompanisë mëmë “Fininvest”, e cila nga ana e saj zotëron 50% të kapitalit të grupit “Mediaset”, 30% të “Mediolanum” dhe 53% të shtëpisë botuese “Mondadori”, pesë fëmijët e Berlusconit kanë konsoliduar kapitalin e aksionerëve në fund të 2021.
Të dhënat më të fundit të disponueshme, ishin 4.89 miliardë euro. Secili nga pesë fëmijët zotëron në mënyrë transparente një 7.65% të aksioneve në kompaninë mëmë “Fininvest”, nga të cilat 61.3% zotërohet nga themeluesi Silvio Berlusconi, aksionet e të cilit janë vetëm 3.14 miliardë euro mbi bazën e referencës së kapitalit neto.
Trashëgimtarët e “Kavalierit”
Nga ana tjetër, fotografia e pasurive u atribuon pesë trashëgimtarëve të gjeneratës së parë një pjesë të aktiveve neto me një vlerë totale prej rreth 1.750 miliardë dollarë dhe ekuivalente me 350 milionë për çdo fëmijë.
Më pas është “patrulla” e 16 nipërve, domethënë brezit të tretë, i cili megjithatë nuk është i përfshirë në trashëgiminë që ka të bëjë me pesë fëmijët.
Më e madhja është Lucrezia, 35 vjeçe, vajza e Pier Silvios dhe motra e Lorenzo Mattias dhe Sofia Valentina-s. Më pas janë trashëgimtarët e Marina Berlusconit: Gabriele, e lindur në 2002 dhe Silvio në 2003.
Eleonora Berlusconi ka tre trashëgimtarë: Riçardo, Flora dhe Artemisia. Ndërsa vëllai i saj, Luigi, më i vogli i familjes, i martuar me Federica Fumagalli-n, ka dy fëmijë: Emanuele Silvio dhe Tommaso Fabio, të lindur në tetor 2022, i cili mban emrin e dytë të gjyshit nga ana e nënës.
Në fund janë fëmijët e Barbaras (ish-presidentja e Milanit), vajza e madhe e Veronica Larios: Alessandro (lindur më 30 tetor 2007) dhe Edoardo (13 korrik 2009), fryt i marrëdhënies së saj me Giorgio Valaguzza, Leone (lindur më 14 nëntor 2016), Francesco Amos (28 shkurt 2018) dhe Ettore Quinto (20 nëntor 2021), të pasur nga ish-partneri i aj, Lorenzo Guerrieri. Në dinasti ka edhe stërnipër: Olivia, e bija e Lucrezias, e cila ishte e para që e bëri stërgjysh Silvio Berluskonin.
Pjesa më e madhe e së ardhmes së perandorisë së ndërtuar nga Berlusconi, do të varet nga fëmijët e tij që kanë role të ndryshme në shoqërinë familjare.
Aksionet e “Fininvest”, roli i Marinës dhe Pier Silvios
Berlusconi aktualisht kontrollon rreth 61% të “Holding Fininvest”, i cili operon në sektorët e televizionit, radios dhe kinemasë me “Mediaset” dhe botimet “Mondadori”.
Pjesa tjetër e aksioneve ndahet si më poshtë midis eksponentëve të gjeneratës së dytë: Marina zotëron 7.65% të kapitalit të “Fininvest”, presidente e së cilës është edhe ajo dhe drejton “Mondadori”-n.
Pier Silvio mban një pjesë të ngjashme (7.65%) dhe është njeriu në krye të “Mediaset” në rolin e CEO-s.
Tre fëmijët Barbara (37 vjeçe), Eleonora (36) dhe Luigi (35) së bashku zotërojnë 23% të “Fininvest” përmes kompanisë “Holding H14”, kreu i degës së familjes së tyre.
Në praktikë, në transparencë, pjesa pasqyron aksionet individuale të tre trashëgimtarëve të barabartë me 7,65%, pra në të njëjtin nivel me ato që Marina dhe Pier Silvio zotërojnë individualisht.
Fëmijët nga martesa e dytë
Për momentin Eleonora, Luigi dhe Barbara nuk kanë pozicione operacionale në grup, ata luajnë rolin e aksionerëve të “Fininvest” dhe janë në bordin e drejtorëve.
Në të kaluarën, Barbara Berlusconi, drejtoreshë menaxhuese e “Holding 14”, ishte emëruar nga bordi i AC Milan si nënkryetare dhe drejtore menaxhuese me përgjegjësi për funksionet sociale jo sportive.
Eksperiencë që përfundoi në vitin 2017, pasi klubi iu shit sipërmarrësit kinez Yonghong Li dhe më pas fondit të investimeve “Elliott”.
“Holding H14” investon në kapital sipërmarrës dhe kapital privat, një lloj aktiviteti i pilotuar nga Luigi Berlusconi për të kapur mundësitë dhe për të mbështetur kompanitë e vogla që kanë ambicie për t’u rritur.
Më e njohura nga pronat e tij, është në kompaninë italiane të teknologjisë “Bending Spoons”.
Kohët e fundit, kompania “Holding” e tre vëllezërve, “H14”, u shkëput për të izoluar drejtuesin e investimeve të tyre personale nga kasaforta që mban aksionet në “Fininvest”.
Kasaforta dhe bashkëpunëtorët e tij
Sipas renditjes së revistës “Forbes” të miliarderëve të vitit 2023, Silvio Berlusconi u konsiderua njeriu i tretë më i pasur në Itali me asete që arrijnë në 6.9 miliardë dollarë në vlerat e tregut.
Kasaforta e vërtetë e familjes Berlusconi është “Mfe”, pas transferimit të selisë në Holandë dhe perspektivave për bashkim me “Mediaset España”, e cila duhet të përfundojë mes verës dhe vjeshtës së 2023, aktualisht ka 48.7% të të drejtave të votës në asamble.
Kontrolli është praktikisht i blinduar. “Mfe”, kompania në të cilën janë bashkuar shpirtrat e ndryshëm të “Mediaset”, kontrollohet nga “Fininvest” për 48.2%, me aksionerin e dytë francez Vivendi me 23.35%.
“Fininvest”, nga ana tjetër kontrollohet tërësisht nga familja Berlusconi, por me një strukturë komplekse pronësie: ajo ndahet nga shtatë kompani “holding”, katër prej të cilave i atribuohen drejtpërdrejt Silvio Berlusconit.