Rrjeti i kërkimit të krimit dhe korrupsionit KRIK zbuloi, bazuar në korrespondencën në aplikacionin Sky, se ish-ministri i policisë dhe një ish-zyrtar i lartë i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë ishin në komunikim me Darko Shariqin, i cili akuzohet për kontrabandë 5 ton kokainë.
Sipas të njëjtit hetim KRIK, ata zyrtarë fshiheshin pas emrave të koduar – Edo dhe Markus. Sipas KRIK, emri që po ashtu është përmendur shpesh është Oskar, i cili aludohet si shefi kryesor.
Pavarësisht kësaj, KRIK thekson se as policia dhe as prokuroria kompetente nuk kanë tentuar ta identifikojnë Oskarin.
Partitë opozitare dhe gazetarët në Serbi tregojnë se bosi misterioz nga korrespondenca është në të vërtetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Për këtë ka reaguar Ana Brnabiq.
Sipas saj Vuçiq nuk është Oscar. Thotë se kjo është një gënjeshtër brutale, që synon ndërmjetësim dhe destabilizim të Serbisë.
Partia Liri dhe Drejtësi pyeti pse askush nuk guxon të thotë se “Oscar” është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke marrë parasysh shkrimin e KRIK-ut se Darko Shariq është ndihmuar nga Nebojsha Stefanoviq – emri i koduar në komunikimin Sky Edo dhe kreu i BIA-s Marko Parezanoviq – Marcus, dhe se ata po merrnin urdhrat e tyre nga një njeri emri i koduar i të cilit ishte Oscar.
“Aleksandar Vuçiq është një njeri që pyetet për gjithçka në Serbi. Asnjë vendim i vetëm nuk merret pa të. Dhe është absolutisht e qartë se e gjithë makineria që ka ndihmuar klanin e Darko Shariqit, por që ka përkrahur edhe klanin e Veljko Belivuk, nuk mund të fillojë pa vendimin e Vuçiqit” – njoftuan më herët.
Siç thonë ata, nuk ka asnjë person tjetër nga i cili Stefanoviq dhe Parezanoviq kanë marrë urdhra për të bërë gjithçka që kanë bërë, përveç, siç theksojnë, Aleksandar Vuçiq.
“Oscari është njeriu që mafia e quan “zyrtari i plotfuqishëm”, thotë “vetëm një njeri që mund t’ua zgjidhë problemin”, thuhet më herët në njoftim.