“Kush e njeh këtë djalë?”, Interpol kërkon ndihmë për identifikimin e fëmijës të gjetur në lumë një vit më parë (FOTO)

I mbështjellë me letër alumini dhe i hedhur në lumë, Interpol kërkon ndihmë për të identifikuar trupin e një fëmije Policia ka kërkuar ndihmë për identifikimin e trupit të një djali mes moshës 5-6 vjeç i cili u gjet në një lumë në Gjermani më shumë se një vit më parë.

Trupi u gjet në Maj 2022 në Bavari.

Interpol ka publikuar detaje të dosjes me shpresën se do të identifikohet emri i vogëlushit dhe do të përcaktohen “rrethanat misterioze të vdekjes së tij”. “Dikush, diku di diçka për këtë djalë”, thotë policia ndërkombëtare.

Grupi i hetimit ka vendosur të hedhë dritë mbi vdekjen e tij dhe të zbulojë nëse ka qenë viktimë e rrëmbimit, trafikimit apo dhunës.

Kjo është hera e parë që Interpol ka publikuar një njoftim “të zi” që kërkon informacion për një trup të paidentifikuar. Zakonisht këto njoftime qarkullojnë vetëm në rrjetet e Interpol në të gjithë botën.

Interpol thotë se trupi u gjet i mbështjellë me letër alumini në lumin Danub dhe pas tij ishte lidhur një gur. Gjithashtu është publikuar një model i rindërtuar i fytyrës së tij.

Agjencia policore tha për “BBC” se është “e pazakontë që trupi i një fëmije të mbetet i paidentifikuar për një kohë kaq të gjatë” dhe ka mundësi që të ketë ardhur nga një shtet tjetër.

Kjo çështje është pjesë e programit Identify Me dhe informacionit të publikuar për publikun që do të ndihmojë në zgjidhjen e “çështjeve të ftohta”. Identify Me u lançua në Maj 2023 në përpjekje për të identifikuar 22 gra të dyshuara si viktima të vrasjeve, me më shumë se 500 mesazhe dhe informacione të dhëna nga publiku.


Shtuar 29.08.2023 22:08