Kush do të jetë “Duka” i ardhshëm i Edinburgut pas vdekjes së princ Philip

Princi Philip, Duka i Edinburgh, ndërroi jetë mëngjesin e 9 prillit në Kështjellën Windsor, pasi kohët e fundit u shtrua në spital për shkak të një infeksioni. Philip kaloi 65 vite duke mbështetur mbretëreshën, ai u tërhoq nga roli i tij publik në 2017-ën dhe qëndroi kryesisht larg vëmendjes që atëherë. Por, kush do të jetë duka i ardhshëm i Edinburgut?

Sipas ”Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej duka i ardhshëm i Edinburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se, kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edinburgut.

Pak para martesës së tij me princeshën e atëhershme (të vetme) Elizabeth II, princi Philip mori si dhuratë titullin “Duka i Edinburgut”, duke u bërë i katërti që mban këtë dukat.


Shtuar 14.04.2021 11:55