Kreu ndërhyrje estetike të njëpasnjëshme, humb jetën 24 vjeçarja në Brazil

Një 23-vjeçar ka vdekur pasi ka kryer ndërhyrje estetike të njëpasnjëshme. Ndërkohë bashkëshorti i saj dënon kirurgun që shkaktoi humbjes e jetës së vajzës me operacionin shtatë orësh pasi e kishte bindur se duhet të kryente dhe ndërhyrjet shtesë përveç asaj që kërkonte fillimisht.

Gjithashtu brazilianja Viviane Lira Monte kishte rënë dakord për trajtimin me kirurgun që gjeti në rrjet por pësoi atak kardiak fatal, dhe tashmë policia po heton vdekjen e saj si të dyshimtë. Viviane kreu operacionin çnjerëzor në fund të gushtit në Ceara, në brigjet lindore të Brazilit. Ajo kishte pranuar të kryente njëkohësisht reduktim të gjoksit, të barkut, të krahëve, në kurriz dhe nën mjekër.

Por pas operacionit ajo ishte lejuar të kthehej në shtëpi pas 15 orësh, por shëndeti i saj nisi të përkeqësohej shpejt. Familjarët e Viviane thonë se ajo ishte në dhimbje të rënda dhe u detyruan ta dërgonin në spitalin lokal. Ajo u vendos në repartin e kujdesit intensiv por vdiq nga ataku kardiak pas 20 ditësh në kujdes intensiv.

“Ajo nuk u rekuperua kurrë, kishte inflamacion dhe infeksione nga kirurgjia. Nuk merrte dot frymë por ata e mbanin në jetë në intubim. E pamë teksa vdiste ngadalë. 22 ditë vuajtje pa asnjë lajm të mirë. Çdo ditë na fliste me zë gjithnjë e më të dobët, ajo e dinte se po vdiste”, tha bashkëshorti i saj Renan Santiago.

Santiago fajëson kirurgun egoist që kishte joshur Viviane të bënte më shumë kirurgji nga sa kishte nevojë, duke i ofruar ulje për të bërë sa më shumë nderhyrje, sikur të ishte duke shitur artikuj supermarketi.

“Ajo shkoi te kirurgu për të bërë vetëm ndërhyrjen e barkut, por ai e bindi të bënte gjëra të tjera, i tha se kishte nevojë për të holluar krahët, kurrizin e të tjera. Kur ajo u kthye nga konsultimi i parë, më tha se do të bënte gjëra të tjera pasi doktori i dha një çmim të mirë dhe e siguroi se çdo gjë do të funksiononte”, tha ai.

Santiago thotë se kirurgu, i cili është paguar 42,000 dollarë për ndërhyrjen, është zhdukur pasi Viviane nisi të vuante pasojat.

“Ai e pa që gjërat po përkeqësoheshin dhe ka shkuar në Rio de Janeiro. E braktisi pa i dhënë asnjë ndihmë. Kur e kontaktova për t’i thënë se ishte në reanimacion, ai tha se do të ishte në rregull, dhe se ishte vetëm çështje kohe. Familja thotë se kjo është një padrejtësi, edhe pse ata thanë se kishte ardhur për ta vizituar në spital disa orë para vdekjes,” tha më tej Bashkëshorti.


Shtuar 2.10.2024 23:12