Ndërtuesi i kompleksit “Rilindja” në qytetin e Hatay-t, është arrestuar mbrëmjen e sotme në aeroportin e Stabollit.
Sipas mediave turke ndërtuesi Mehmet Yasar Coskun, u ndalua në aeroport, ku me vete ju gjend edhe një shumë e madhe parash. mediat bëjnë me dije se ai po tentonte të largohej nga vendi drejt Malit të Zi, ndërsa është nënë hetim nga autoritet turke.
Të lidhura
None found

Kompleksi “Rilindja” i cili kishte 250 apartamente u shemb i gjithi nga tërmeti, duke lënë mbi 800 njerëz të bllokuar.
Aktualisht autoritet turke janë duke hetuar ndërtuesin nëse ka përdorur materiale me cilësi të dobët ose nuk ka ndjekur rregullat e duhura në ndërtimin e ndërtesave.
Ministri i Drejtësisë Bekir Bozdag deklaroi se “Përgjegjësit do të gjenden dhe do të sillen para drejtësisë”.
