Kapen me lëndë narkotike, e pësojnë keq 4 shqiptarët në Itali

Katër shqiptarë dhe një 41-vjeçar Italian kanë rënë në pranga për trafikim të lëndëve narkotike dhe tre prej shqiptarëve edhe për armëmbajtje pa leje.

Hetimet nisën nga kontrolli i 41-vjeçarit T. P nga Bari, me precedent penal, i cili u ndalua teksa po kalonte në Via Glomerelli me motor. Policia i ka gjetur në posedim 515 gramë heroinë, me shumë gjasa të destinuara për trafikim.

Vazhdimi i veprimtarisë informative-hetimore bëri që vëmendja të përqendrohej në shtëpinë e 65-vjeçarit shqiptar I. F, nga kontrolli i shtëpisë së së cilit u mundësua kapja e këtij të fundit dhe dy bashkatdhetarëve të tjerë, 34-vjeçarit V. A dhe 25-vjeçarit C. L dhe sekuestrimi i 6.3 kg heroinë, armë pa leje, 17 fishekë cal. 9×34, 30.365 euro, një pistoletë me ajër të ngjeshur, një silenciator.


Shtuar 22.06.2024 18:48