Donald Trump është sfiduar nga kundërshtarja e tij politike, Kamala Harris, e cilat gjatë fushatës së saj zgjedhore në Atlanta, në shtetin e Georgias, ku presidenti republikan ka një bazë të madhe ndjekësish, e ka ftuar në debat televiziv.
“Ai nuk do të debatojë, por ai dhe kandidati i tij (referim Jay Dee Vance) duket se kanë shumë për të thënë për mua,” tha Harris. “Epo, Donald, shpresoj se do ta rimendosh takimin me mua në skenën e debatit , sepse, siç thuhet, nëse ke diçka për të thënë, ma thuaj në fytyrë”.
Siç raporton CBS, një debat midis Trump dhe Joe Biden ishte planifikuar për 10 shtator përpara se presidenti aktual i SHBA të tërhiqej nga gara. Por të hënën, më 29 korrik, Trump tha për Fox News se ai dëshironte që debati të zhvillohej, por se ai gjithashtu mund të “gjente një arsye për të mos u zhvilluar”.
Nga ana e saj, Harris, gjatë fushatës së saj në Atlanta , tha se “vrulli në këtë garë po ndryshon dhe ka shenja që Donald Trump e kupton“, duke lënë të kuptohet kështu për një zhvendosje të mundshme të votuesve drejt saj.