Këngëtari i famshëm, Justin Bieber dhe partnerja e tij, Hailey, kanë udhëtuar drejt Parisit për të takuar presidentin francez, Emmanuel Macron dhe gruan e tij, Brigitte.
Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale dhe mediat e huaja, mori vëmendje të madhe veshja e Justin dhe Hailey-t.
Modelja e famshme mbante veshur një fustan bezhë nga LaQuan Smith kombinuar me një palë sandale me të njëjtën ngjyrë dhe një çantë Liffner. Ndërsa Justin pozonte me një kostum me një këmishë të zbërthyer, një zinxhir në qafë dhe një palë atlete blu.
Elementi i papritur është prerja sensuale e fustanit, duke i lënë barkun e ekspozuar. Bieber dhe Hailey, të cilët janë parë në Paris gjatë dy ditëve të fundit, gjithashtu u fotografuan duke shijuar një darkë romantike në restorantin Le Stresa në Paris.