Joe Biden largohet përfundimisht nga Shtëpia e Bardhë

Presidenti 46-të i Shteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka lënë përfundimisht ambientet e Shtëpisë së Bardhë pas një mandati 4-vjeçar në krye të Amerikës.

Joe Biden është duke udhëtuar me të njëjtën limuzinë me Donald Trump drejt Capitol, aty ku do të mbahet dhe ceremonia e inagurimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo është një tratitë në shtetin amerikan dhe pse katër vite më parë, Trump e anashkaloi ceremoninë e betimit të Biden si president, duke mos qenë prezent në ceremoni.

Gjithashtu Biden ka konfirmuar për gazetarët se ka lënë një letër në zyrën Ovale për presidentin e zgjedhur Trump, duke mos ndarë më tepër detaje për përmbatjen e saj.

“Po. Kjo është mes meje dhe Trump’’, ishte përgjigja e Biden.


Shtuar 20.01.2025 17:11

Tags: ,