Pas mbylljes së fjalimeve të forta dhe me ngarkesë simbolike nga aktivistët dhe qytetarët përballë godinës së Kryeministrisë, ka nisur lëvizja masive drejt akseve kryesore të kryeqytetit.
Në ditën e 40-të të qëndresës, një numër i madh protestuesish janë bashkuar dhe kanë dalë në rrugët e Tiranës, duke paralizuar qarkullimin dhe duke ngritur thirrje të ashpra kundër qeverisë së Edi Ramës.
Të lidhura
None found
Me pankarta në duar, simbolin e flamingove dhe thirrjet që janë shndërruar tashmë në refren të kësaj revolte, qytetarët po ecin përpara me vendosmëri të dukshme.
Koret e protestuesve po rezonojnë në disa nga pikat më të rëndësishme të qytetit, ndërsa lëvizja qytetare po e ripohon qartë se nuk ka ndërmend të tërhiqet, duke sinjalizuar vijimin pa ndërprerje të qëndresës.
