Itali/ Sherr mes grupeve, plagoset me th*kë 25-vjeçari shqiptar

Itali-Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur me thikë në Itali pas një sherri mes dy grupeve.

Konflikiti mësohet se ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në Stradella në Oltrepò.

Sipas hetimeve paraprake grupet rivale që u përleshën ishin: njëri nga shqiptarët e ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera të zonës dhe tjetri nga egjiptianët që banonin në Stradella.

25-vjeçari u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë 6 persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

Përleshja, raporton Ansa, përfshiu edhe persona të tjerë, por shumë  prej tyre u larguan para se të vinte policia.

 


Shtuar 8.09.2024 23:55

Tags: , ,