I turpëruar, Princ Harry pendohet për intervistën e bujshme tek Oprah

Deklaratat e Harryt dhe Meghanit në intervistën me Oprah bënë bujë, por tani princi është penduar. Një ekspert mbretërir ka deklaruar për revistën “Closer” se Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar me mënyrën sesi bashkëshortja e tij është trajtuar në Pallatin Mbretëror dhe vendosi t’i nxirrte të gjitha në intervistë. Mirëpo tani është penduar dhe ndihet i turpëruar. Eksperti e ka përshkruar Harryn si njeri impulsiv dhe vepron me emocione e jo me mendje.

Në intervistën e famshme Harry dhe Meghan akuzuan familjen mbretërore për racizëm duke treguar se një nga pjesëtarët komentuan se çfarë ngjyre lëkure do të kishte Archie.

“Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar me mënyrën si e trajtuan Meghanin dhe përdori intervistën për ta nxjerrë jashtë. Por kur u rikthye në shtëpi, u ndje i turpëruar, i penduar dhe në siklet. Po vuan pasojat. Besoj se do pendohet për atë intervistë dhe vendimin pëe të lënë Familjen Mbretërore”-tha eksperti.


Shtuar 29.04.2021 13:42