I shpëtoi tërmetit, mësuesja humb jetën duke shpëtuar macen e saj

Një mësuese ka ndërruar jetë pak metra larg banesës, teksa po përpiqej të shpëtonte macen e saj nga një ndërtesë që u shemb në Hualien, Tajvan pas tërmetit 7.2 ballë të mërkurën.

Gruaja u bllokua nga një pasgoditje tërmeti pasi ajo u kthye në bllokun tetëkatësh në rrugën Xuanyuan, tha Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Hualien. Trupi i 33-vjeçares, me mbiemrin Kang (康), u gjet e mbërthyer nën një kolonë pa shenja jete rreth orës 14:00.

Kang, një mësuese e shkollës së mesme, u pa për herë të fundit duke u thënë fqinjëve se po kthehej në ndërtesë për të shpëtuar macen e saj. Gjithsej 24 të tjerë u shpëtuan nga ndërtesa 38-vjeçare, katër prej të cilëve kërkonin shtrimin në spital.

 


Shtuar 4.04.2024 12:33