Pjesëtarët e familjes mbretërore i dhanë lamtumirën e fundit ditë më parë Princit Philip, i cili ndërroi jetë në moshën 99-vjeçare. Në funeralin e tij ishte e pranishme Mbretëresha Elizabeth, së bashku me djalin e saj, Princin Charles, nipërit, William dhe Harry etj. Gjatë ceremonisë mbretëresha u shfaq mjaft e prekur, duke qenë se mbi 70 vite të jetës së saj i kaloi e martuar me Princin Philip.
Së fundmi, Mbretëresha ka hequr zinë dhe u shfaq dhe në angazhimin e parë zyrtar që prej funeralit të tij, me një fustan me lule dhe buzëkuq të fortë në ngjyrë të kuqe. Më pak se dy javë pas ceremonisë mortore, veshjet e zeza u kthyen në dollapin e monarkes që i adhuron ngjyrat. Elisabeta kishte vendosur po ashtu vathë, një gjerdan perlash, dhe një spilë me diamantë, të cilën e kishte marrë dhuratë për dasmë në vitin 1947.
Edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore kanë nisur t`i kthehen detyrimeve të tyre dhe ta mbushin axhendën me takimet e zakonshme, edhe ata të veshur si më parë.
Kujtojmë se për t’i thënë lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Mbretëresha Elizabeth la dhe një shënim mbi arkivolin e të ndjerit. Shënimi u kap nga disa fotografë dhe në të dallohej se ishte shkruar “Të dua” dhe “Lilibet”.