Harris dhe Walz nisin fushatën së bashku, zotohen se do të ‘luftojnë për të ardhmen’

Tim Walz mbrojti rrënjët e tij duke u shprehur se “Donald Trump do e ktheje ShBA prapa”, gjatë shfaqjes së tij të parë si kandidat i Kamala Harris në tubimin madhështor të Partisë Demokratike.

Në eventin në Filadelfia të martën në mbrëmje, kandidati i ri për zëvendës president tha se rivalët e tyre republikan në këto zgjedhje janë ”tmerrësisht të çuditshëm”. Guvernatori i Minesotës foli para mijëra mbështetësve, pasi u shpall si i zgjedhuri i zonjës Harris për rolin e zëvendëspresidentit. Ndërkohë Trump nuk vonoi të komentonte këtë vendim dhe të jepte gjykimin e tij për Walz duke thënë se ‘është një ekstremist i rrezikshëm liberal’.

60-vjecari Tim Walz cilësohet si dikush që mund të rifitojë votuesit vendas dhe klasën e mesme, të cilët janë më në drejtim të Trump, në shtetet vendimtare të qendrës dhe perëndimit të vendit. Në një miting në shtetin kyç të Pensilvanisë, Harris tha se zoti Walz dhe ajo janë ende  të “pafuqishëm” për atë që pritet të jetë një garë e ngushtë, por ajo premtoi se ka vullnetin dhe entuziazmin për të shkuar drejt fitores. Kamala Harris prezantoi bashkudhëtarin e saj  si një ‘luftëtar për shtresën e mesme’.

Walz më pas tregoi për rrënjët e tij nga qyteti i vogël i Nebraskës dhe karrierën e tij si ushtarak dhe si mësues, përpara së të bënte përpjekjen e tij për të bërë kontrastin me Trump pohoi “Ai nuk njeh as gjërat fillestare mbi shërbimin sepse është i zënë duke i shërbyer vetes” tha rreshteri i ushtrisë dhe trajneri i futbollit.

Walz gjithashtu tha se “mezi po pret sfidën e debatit” me kandidatin republikan për zëvendëspresident JD Vance, “nëse ai vendos të çohet nga divani dhe të shfaqet sigurisht”.

Dyshja Harris-Walz u paraqitën si mbrojtës te të drejtave dhe lirive individuale, duke përfshirë të drejtën e aborit dhe sigurinë  nga dhuna me armë.

Walz shfaqi stilin e tij të thjeshtë dhe popullor duke marrë lavdërime nga demokratët, teksa sulmoi republikanët për çështjen e abortit “Shikoni punët tuaja” tha ai duke marrë ovacione nga turma prej më shumë se 10 000 të pranishmëve në Universitetin Temple.


Shtuar 7.08.2024 09:47

Tags: ,