Hamburg/ I kërcënoi me sëpatë, policia gjermane qëllon me armë një person

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me një sëpatë dhe me ‘lëndë plasëse’ pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur përpara ndeshjes së tyre në Euro 2024.

Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut të dielën pasdite, pak përpara se Polonia të përballet me Holandën në Volksparkstadion.

Oficerët hapën zjarr pasi burri nuk pranoi të ulte sëpatën, duke e goditur në këmbë, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve, duke cituar policinë e Hamburgut.

Mediat gjermane publikuan pamjet e një personi të shtrirë në rrugë i rrethuar nga mjekët dhe oficerë policie.

Incidenti ndodhi në zonën qendrore të St Pauli të qytetit verior, i cili ishte i mbushur me tifozë përpara ndeshjes të së dielës midis Holandës dhe Polonisë.

Një zëdhënës i policisë tha se nuk kishte asnjë indikacion fillestar se incidenti kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

Autoritetet gjermane kanë vënë policinë në gatishmëri të lartë gjatë turneut Euro 2024, i cili filloi të premten dhe do të zgjasë deri më 14 korrik, nga frika e dhunës së mundshme të tifozëve dhe sulmeve terroriste.


Shtuar 16.06.2024 15:16