Gruaja nxjerr fëmijën për adoptim pasi donatori i spermës e kishte gënjyer për përkatësinë e tij etnike

Një grua ka nxjerrë fëmijën e saj për birësim pasi donatori i spermës e ka gënjyer për përkatësinë e tij etnike.

Gruaja ka paditur babanë biologjik të fëmijës së saj të dytë, pasi ai iu paraqit si japonez i suksesshëm me diploma nga Universiteti i Kiotos.

Nëna nga Tokio, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ka kryer marrëdhënie me burrin 10 herë gjatë përpjekjes për të ngjizur fëmijën, raportojnë mediat lokale.

Gruaja e martuar kishte fëmijën e saj të parë me burrin aktual, por zbuloi se ai mbart një çrregullim të trashëguar që mund t’u transmetohej fëmijëve të tyre.

Ajo gjurmoi donatorët e mundshëm në mediat sociale dhe mendoi se kishte gjetur njeriun e përsosur për këtë punë.

Pas 10 takimeve, përpjekjet e tyre dhanë rezultat dhe ajo u ngjiz në korrik 2019.

Gruaja e padit atë për mashtrim, duke pretenduar se gënjeshtrat e tij i shkaktuan shqetësim fizik dhe emocional

Menjëherë pas kësaj, nëna e dy fëmijëve mësoi se burri me të cilin kishte fjetur për qëllime inseminimi ishte në fakt një shtetas kinez i martuar, i cili nuk kishte ndjekur universitetin e rangut të lartë që ai pretendonte.

Duke qenë tepër vonë për të ndërprerë shtatzëninë, gruaja zgjodhi ta nxirrte fëmijën për birësim./albeu.com


Shtuar 13.01.2022 18:00