Greqia zgjohet nga lëkundjet e tërmetit, alarm te banorët e Kretës

Një tërmet me magnitudë 4 të shkallës Rihter goditi Kretën këtë të dielë në mëngjes.

Epiqendra u raportua 20 kilometra në juglindje të qytetit të Heraklios.

Thellësia e dridhjeve, që u regjistruan në orën 07:56 të mëngjesit, vlerësohet 17.1 kilometra.

Sipas Institutit Sizmologjik të Athinës tërmeti u ndje pothuajse në të gjithë Kretën.


Shtuar 18.07.2021 08:34