Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një incident me të shtëna të martën në Mulhouse, Francën lindore, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Zvicrën. Sipas BFMTV, ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së qytetit.
Dy persona që hipnin në një skuter u qëlluan nga një makinë që kalonte, e cila më pas u braktis jashtë gjykatës. Policia franceze dyshon se bëhet fjalë për një larje hesapesh.
Të lidhura
None found
Siç është bërë e ditur, një i dyshuar është arrestuar dhe i është gjetur një armë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.
https://x.com/BFMTV/status/1820840109647745485
