“Fluturon” kurba e infeksionit, Britania raporton numrin më të lartë të rasteve të reja që prej janarit

Britania ka raportuar numrin më të lartë ditor të rasteve të reja me Covid-19 që nga 29 Janari, dhe numrin më të madh të vdekjeve brenda 28 ditëve.

Varianti Delta i Covid-19, i cili përhapet me shpejtësi duket se po ndikon në rritjen e numrit të të infektuarve.

Shifrat e së martës treguan se kishte 28,773 raste të reja, nga 27,334 që ishin të hënën dhe 37 humbje jete, shkruan The Guardian.

Deri në fund të së hënës, 86.2% e të rriturve britanikë kishin marrë një dozë vaksine kundër Covid-19, ndërkohë që 64.3% kishin marrë dy doza.


Shtuar 6.07.2021 19:15