Fitoi me KO, momenti kur Tyson Fury “i jep fund” gjigandit Whyte (VIDEO)

Tyson Fury ka mbrojtur titullin kampion të peshave të rënda për ëBC duke hedhur në tapet rivalin e tij, Dilan Whyte në raundin e 6 në një ndeshje spektakolare në Wembly.

Ndeshje mes dy boksierëve britanikë zhvillohej përpara 94 mijë tifozëve të pranishëm në arenën e improvizuar në stadiumin legjendar.

Fury që në nisje ishte më mirë se kundërshtari i tij, duke domisuar bindshëm.

Në momentin kur ëhyte vendosi t’i afrohej, Fury i lëshoi një goditje të fortë nga poshtë në nofull, duke e hedhur në tapet kundërshtarin. Kjo bëri që gjyqtari të ndërpriste sfidën dhe të deklaronte fitoren e Fury.

Kështu, ai çoi bilancin e tij të ndeshjeve në 32 fitore e 1 barazim, duke qenë i pamposhtur për peshat e rënda./albeu.com/


Shtuar 24.04.2022 09:49