Fermerët e Sardenjës të zhgënjyer: Ne i kërkuam Melonit të na takonte, por nuk morëm përgjigje

Fermerët dhe blegtorët e Sardenjës protestuan pasditen e sotme dhe bllokuan një rrugë kryesore që të çon në Cagliari, kryeqyteti i ishullit, dhe hyrjen në port.

Anëtarët e “lëvizjes së traktorëve” të Italisë kanë kërkuar të takohen me kryeministren italiane, e cila ndodhet në Sardenjë ku ka marrë pjesë në një tubim politik përpara zgjedhjeve lokale të së dielës.

Fermerët bënë të ditur se deri më tani nuk kanë marrë asnjë përgjigje përkatëse dhe nënvizuan se “në këtë mënyrë janë ofenduar të gjithë banorët e Sardenjës” sepse “është e pamendueshme që kryeministrja të vizitojë ishullin e Sardenjës për përfundimin e fushatë elektorale rajonale por jo për të gjetur kohë për t’u marrë me problemet kryesore të qytetarëve”./albeu.com


Shtuar 21.02.2024 23:11