Ukraina është në ditën e 20 të luftës ndaj pushtimit rus. Situata sa vjen e rëndohet me tepër me armikun që bëhet agresiv gjithnjë e më shumë.
Në këtë situatë, miliona qytetarë të Ukrainës i detyruan të largoheshin nga vendi.
E në përkrahje të Ukrainës në forma të ndryshme dolën thuajse të gjitha shtetet.
Së fundi një moment i jashtëzakonshëm ishte në një prej shkollave të Italisë, ku nxënësit përshëndetën me brohoritje fëmijët refugjatë të Ukrainës, derisa ata arritën në ditën e tyre të parë pas largimit nga pushtimi rus.
Fëmijët u njohën me atë që dukej si shoqërues për t’i drejtuar gjatë ditës së tyre të parë në shkollë, në rrethin e Napolit.
Deri më tani më shumë se 2.2 milionë ukrainas janë larguar nga atdheu i tyre që kur Rusia filloi një pushtim të plotë të vendit, më 24 shkurt.
Kjo shifër e refugjatëve është paralajmëruar të arrij në 4 milionë gjatë ditëve në vijim.