Edhe Spanja do të mbylle hapësirën ajrore për linjat ruse

Spanja do të mbyllë hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse, sipas Ministrisë spanjolle të Transportit.

Ministria e Transportit njoftoi masën në një postim në Twitter të dielën duke thënë se vendi “do të vazhdojë të mbyllë hapësirën e tij ajrore për linjat ajrore ruse” duke ndjekur direktivat e bashkëpunimit të Bashkimit Evropian.

Spanja i bashkohet një morie vendesh të tjera që kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore për linjat ajrore ruse këtë fundjavë në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Francën dhe Kanadanë.


Shtuar 27.02.2022 16:57