E takoi për herë të parë në 1-vjetorin e lindjes, arsyeja pse mbretëresha nuk ka akoma një foto me stërmbesën e saj

Pas një periudhe të tensionuar, princ Harry dhe Meghan Markle u rikthyen javën e shkuar në Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e Jubileut Platinum, në nder të mbretëreshës Elizabeth. Ardhja e tyre nuk i shpëtoi objektivit të paparacëve dhe vëmendjes të medieve, të cilat i kushtuan rëndësi çdo detaji të çiftit të dukëve, që nga veshja deri te gjuha e trupit.

“The Sun” ka zbuluar së fundmi se mbretëresha Elizabeth u ndaloi Harry-t dhe Meghan të sillnin një fotograf në kështjellën Windsor për të kapur momentin kur Lilibet takoi stërgjyshen e saj. Edhe pse nuk pati një deklaratë zyrtare thuhet se ky vendim u mor pasi i druhej faktit se çdo foto e mbretëreshës dhe Lilibet, do të përfundonte në rrjetet televizive amerikane.

Meghan dhe Harry prezantuan vajzën e tyre Lilibet me stërgjyshen e saj për herë të parë të enjten pasdite. Vogëlushes që para disa ditësh festoi 1-vjetorin e lindjes iu vu emri Lilibet në nderim të mbretëreshës pasi ishte pseudonimi i saj në fëmijëri dhe sipas disa burimeve pati shumë diskutime pasi ata nuk e pyetën atë për vendimin e tyre.